VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Heidenheim, Gladbach nuk fal në “shtëpi”, Bochum surprizon Wolfsburg

schedule19:28 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 19:28 - 2 Dhjetor, 2023

Leipzigu rikthehet te fitorja në Bundesliga, kampionat ku fituan sot edhe M’Gladbach dhe Bochum. 2-1 fitoi Marco Rose përballë Heidenheimit, ndërsa përballja Bayern Munich-Union Berlin u shty për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Për “Demat” e Leipzig, “bomberi” belg, Lois Openda zhbllokoi takimin me penallti pas gjysmë ore lojë, ndërkohë që vendasit gjetën edhe golin e dytë me anë të Yussuf Poulsen, në shtesat e së parë, skuadra mike shkurtoi rezultatin falë golit të Benedikt Gimber, duke “vulosur” rezultatin e përgjithshëm.

Me të njëjtat shifra triumfoi edhe Borussia Monchengladbach kundër Hoffenheim. Ndërkohë që Bochum, që të premten rinovoi me trajnerin, mposhti 3-1 Wolfsburgun, duke siguruar tri pikë të arta për objektivin mbijetesë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

RB Leipzig 2 – 1 Heidenheim 

Bochum 3 – 1 Wolfburg 

Borussia Monchengladbach 2 – 1 Hoffenheim