Motra iu vra nga bashkëshorti, vëllai i 33-vjeçares: Do të zhvarrosim trupin, familjes i kemi dhënë dy ditë kohë!

schedule10:09 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 10:09 - 2 Dhjetor, 2023

Familja e 33-vjeçares, Liridona Murselit ka reaguar pas arrestimeve të kryera për vrasjen e saj. I vëllai i 33-vjeçares Liridon Ademaj, ka falur pas kësaj ngjarjeje të rëndë. Ai ka thënë se do të zhvarrosin trupin e familjares së tyre.

“S’ka pasur problem, asnjëherë. Është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, ka deklaruar Ademaj. Gjithashtu ai ka thënë se i kanë dhënë dy ditë kohë familjes Murseli.

Nga ana e saj, Policia e Kosovës ka njoftuar se është sekuestruar një armë 19 fishekë dhe gjithashtu është zbuluar edhe makinë që dyshohet të jetë përdorur në këtë aktivitet kriminal.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!