Arrestime në veri të Mitrovicës për vrasjen e Oliver Ivanoviç

schedule08:19 - 16 Tetor, 2019

schedule 08:19 - 16 Tetor, 2019

Një zyrtar policor serb është arrestuar, në veri të Mitrovicës, ndërsa një tjetër është në kërkim. Ata akuzohen se kanë lidhje me vrasjen e ish kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe Oliver Ivanoviç.

Qysh në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në veri për arrestimin e të dyshuarve të përfshirë në rastin e vrasjes së kryetarit të iniciativës qytetare serbe Oliver Ivanoviç. Gjatë aksionit policia ka arrestuar Rade Basara, i cili është hetues në policinë e Kosovës ndërsa dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë hetimeve të rastit të vrasjes së Ivanoviçit.

Ne kemi zgjeruar hetimet për veprat penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal. Këtë person e kam intervistuar sot paradite dhe kam kërkuar paraburgim për të. Ndërsa është ndaluar dhe pas intervistimit është liruar djali i personit të shpallur në kërkim Zhelko Bojiç.

I kërkuari Zherlko Bojiç është  shef i operativës në Policinë e Kosovës për komunat veriore. Prokurori Sylë Hoxha akuzoi Serbinë për mosbashkëpunim për zbardhjen e kësaj vrasje dhe vrasjeve të tjera të ndodhura ndaj qytetarëve serbë në veri.

Ne po dyshojmë që hetuesit policor nuk i kanë kryer hetimet dhe kanë qenë nën urdhrat e Milan Radojiçiçit. Oliver Ivanoviç është vrarë në Janar të vitit 2018 afër zyrave të partisë në veri të vendit.

Pos arrestimeve të sotme për këtë rast në paraburgim janë edhe dy persona të tjerë si të dyshimtë se janë të përfshirë në këtë vrasje, ndërsa në arrati është Milan Radojiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe nën urdhrat e të cilit dyshohet se ka punuar grupi kriminal në veri të cilët edhe dyshohet kanë kryer këtë vrasje./ABC News Albania