Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i kushteve atmosferike të qëndrueshme duke diktuar në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës mot të kthjellët. Por pjesa e dytë e ditës lë me kthjellime zonat e ultësirës perëndimore ndërsa sjellë kalime vranësirash në zonat verilindore.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen lehtë në vlerat e mesditës duke u luhatur nga 7°C deri në 27°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al