Shqipëria U-21 po luan përballë Kosovës U-21, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Pjesa e parë është mbyllur e barabartë 0-0, por rastet e shumta nuk kanë munguar. Kuqezinjtë tanë kishin disa raste, kryesisht me sulmuesin Broja.
Talenti i Chelsea provoi shpeshherë të ndëshkojë portierin dardan, por pa rezultat. Edhe Kosova pati rastet e saj, me anë të numrit 10, Kastratit. Talenti i Lokomotivës së Zagrebit po i hap shumë probleme Shqipërisë nga krahu i majtë, me shpejtësinë dhe driblimet e tij.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, pati edhe tension mes dy skuadrave. Broja ishte i shtrirë në gjysmëfushën e Kosovës, por nuk pati faull. Dardanët nuk e ndaluan topin dhe kundërsulmuan rrezikshëm, çka detyroi mbrojtësin Tafa të kryente një faull të ashpër. Më pas, pati një sherr të vogël mes lojtarëve të dy skuadrave, por që u sheshua shumë shpejt./abcnews.al
Kualifikuese, U-21
Shqipëri – Kosovë 0-0