Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ishte i shpallur në kërkim për grabitje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, e kanë kapur në fshatin Papër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar 58-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Sakaq veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Komisariati i Policisë Durrës.
/abcnews.al/