Pretendohet se presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier u mbajt në pritje për gjysmë ore në avion në Katar, ndalesa e fundit e vizitës së tij katër-ditore në Lindjen e Mesme.
Sipas lajmeve në mediat gjermane, Steinmeier zbarkoi dje me avion në aeroportin e Doha-s, por iu desh të priste rreth gjysmë ore pasi nuk kishte asnjë zyrtar nga Katari për ta pritur.
Në pamjet e postuara në rrjetet sociale, Steinmeier shihet duke pritur para derës së daljes së avionit.
Është komentuar se pritja e Steinmeierit mund të ketë qenë për shkak të reagimit të Katarit ndaj politikës gjermane për Gazën.
Theksohet se bashkëshortja e Steinmeierit, Elke Büdenberder dhe delegacioni tjetër kanë zbritur nga avioni më herët.
Pas pritjes nga ministri i Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sulltan bin Saad Al Muraikhi, u tha se Steinmeier mbërriti në kohë për t’u takuar me emirin e Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamed Al Thani.