Gjatë konferencës së përbahskët për shtyp mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij italian, Giuseppe Conte, ky i fundit ka prekur edhe krizën politike në vend. Ai theksoi se Italia e ka në vëmendje se si Shqipëria do të zgjidhë krizën politike pasi kjo do të tregojë edhe sinjalin e pjekurisë politike dhe institucionale në vend.
Sipas Conte-s mazhoranca duhet t’i propozojë pozitës një platformë për qasjen e krizës. Ndërkohë në takimin që kryeministri italian do të zhvillojë me kreun e selisë blu, Lulzim Basha, tha se do t’i bëjë të ditur që dialogu mazhorancë-opozitë duhet të zhvillohet pa kushte.
“Një pjesë e diskutimit tonë u ndal edhe përsa i përket edhe në një bashkëpunim më të fortë ndaj luftës ndaj kriminalitetit. Vëmendja jonë është përqendruar edhe në aftësinë e Shqipërisë për të zgjidhur krizën e saj politike, dhe kjo do bëjë dhe një sinjal të pjekurisë politike dhe institucionale. Duke përfshirë këtu edhe atë përgjegjësi që qeveria dhe kryeministri Rama po e tregon dhe do vijojë ta tregojë. Mazhoranca dhe opozita kanë të dyja interes që ta zgjidhin këtë krizë në bazë të burimeve të tyre. Është e rëndësishme që mazhoranca t’i propozojë opozitës një platformë për të zgjidhur krizën dhe për të qasur një dialog më konstruktiv dhe unë do ta theksoj këtë dhe në takimet e tjera që ky dialog të zhvillohet më tej pa parakushte”, deklaroi kryeministri Conte.
Ndëtrkohë, kryeministri Conte theksoi se vendi i tij mbështet çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE-në./abcnews.al