Blinken: Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën

schedule15:36 - 29 Nëntor, 2023

schedule 15:36 - 29 Nëntor, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha sot se nuk ka “ndjenjë lodhjeje” midis aleatëve të NATO-s kur vjen puna për të ndihmuar Ukrainën.

“Ne duhet dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha ai pas takimit NATO-Ukrainë në Bruksel, duke shtuar se aleatët e NATO-s ishin unanim në këtë qëndrim dhe se të dy dhomat e Kongresit të SHBA do të vazhdojnë  të mbështesin Ukrainën.

Më herët sot, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i bëri thirrje Perëndimit të rrisë prodhimin e armëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!