Festimet për 111-vjetorin e Pavarësisë u mbyllën me traditë më të mirë shqiptare, atë të këngës dhe valles. Folk Fest solli në Tiranë repertorin e festivalit të Gjirokastrës.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, skena e festivalit u zhvendos nga sheshi Skënderbej në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Asambli i këngëve dhe valleve të Shqipërisë, ansambli i Shota i Kosovës, dhe grupe të tjera foklorike nga të gjitha trevat shqipfolëse u ngjitën në skenë duke prezantuar traditën shqiptare, që ruhet ende me fanatizëm.
“Festimet për 111 vjetorin e pavarësisë u mbyllën në mbrëmje vonë. Qytetarë të shumtë ndoqën në sheshin skënderbej festivalin folklorik, ku grupe të ndryshme nga të gjitha trevat shqipfolëse performuan në këngë dhe valle.”
Në shesh, qytetarët e mbledhur mundën të ndiqnin festivalin me anë të monitorëve, duke sfiduar të ftohtin dhe shiun. Shumë prej tyre kanë ardhur nga jashtë vetëm për të festuar 111 vjetorin e pavarësisë.
“Nga Belgjika erdhëm. Vetem per 28 nentorin? Po me asgje nuk krahasohet”
“Kam ardhur nga Suedia, jetoj atje. I uroj të gjithë për 111 vjetorin. Ne jemi shume krenar për vendin tone, edhe kur jemu jashte Shqiperine nuk e harrojme, në familje flasim vetëm shqip, e kemi ruajtur gjuhën.”
“Nga Gostivari. Si po ju duket atmosfera? Eshte in, e jashtezakonshms. Urime festa”
Festës iu bashkuan edhe të huajt që ndodhen në Tiranë.
“Jam nga Zelanda e Re. Kam një muaj në Shqipëri, por është hera e parë që vizitoj vendin tuaj. I uroj të gjithë shqiptaret për pavaresinë.”
“Jam nga Virxhinia e shteteve të bashkuara të Amerikës. Ju dua shumë shqiperi, urime”

