“Kemi marrë 300 mijë predha nga BE”, Ukraina: Nevojitet një zonë e përbashkët armësh me NATO-n

schedule14:58 - 29 Nëntor, 2023

schedule 14:58 - 29 Nëntor, 2023

“Na duhet një zonë e përbashkët euro-atlantike të industrive të mbrojtjes”. Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba, i cili po merr pjesë në një Samit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Ai kërkoi përafrim më të madh të industrive të mbrojtjes ukrainase dhe të NATO-s, në mënyrë që Kievi të sigurojë armatimet e nevojshme për të mundur Rusinë.

Kuleba tha se Bashkimi Europian kishte dërguar deri më tani 300 mijë, nga 1 milion predhat e premtuara për Ukrainën.

“Duhet të krijojmë një zonë të përbashkët Euro-Atlantike, të industrive të mbrojtjes. Kjo do të mundësojë sigurinë e Ukrainës dhe atë të vendeve të NATO-s. Prej muaj Kievi po angazhohet në përpjekje për të joshur prodhuesit kryesore globalë të armëve të operojnë në Ukrainë, në mënyrë që vendi të diversifikojë mbështetjen e vet tek armët dhe municionet e dhëna nga aleatët”, tha Dmytro Kuleba, ministri Jashtëm i Ukrainës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!