Vllaznia ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme për në “Final Four” në sfidën e sotme ndaj Teutës, ku shkodranët triumfuan me rezultatin minimal 0-1 kundër Teutës.
Goli i sfidës erdhi në minutën e katërt, ku Gruda del i vetëm përball me Demën dhe nuk gabon përpara portës. Pjesa e parë kishte intensivitet, ku nuk munguan faullet.
Në të dytën, Vllaznia ishte më pranë golit të dytë, por që nuk e arritën ta realizonin. Megjithatë, shkodranët marrin tre pikët në shtëpi dhe tashmë renditen në vendin e pestë me 17 pikë, ndërsa Teuta vazhdon të mbetet në vendin e fundit me 12 pikë./h.ll/abcnews.al