“Ruajmë stabilitetin në rajon”, Stoltenberg: NATO e vendosur për të ulur tensionet në Ballkan

schedule12:08 - 28 Nëntor, 2023

schedule 12:08 - 28 Nëntor, 2023

Në selinë e NATO-s në Bruksel po zhvillohet takimi dyditor i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Aleancës, ku nder temat kyçe që do të diskutohet është situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, është shprehur i shqetësuar në lidhje me tensionet në rajon, duke përmendu deklaratat nxitëse në bosnjë dhe Hercegovinë dhe përplasjet në kosovë.

“Po shoh rritje të tensioneve dhe retorikë nxitëse në Bosnje e Hercegovinë. Kemi parë incidente të rënda dhune në Kosovë duke përfshirë sulmin ndaj paqeruajtësve të NATO-s. Janë lënduar 93 ushtarë të NATO-s, nga të cilët disa shumë rëndë. Gjithashtu kishim sulmin në Banjskë.”

Kreu i NATO-s është zotuar se aleanca më e madhe ushtarake do të ruaj stabilitetin në ballkan me çdo mënyrë.

“NATO do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbajtur ose për të siguruar stabilitetin në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të tërë Evropën”

Pas sulmit në Banjskë që ndodhi më 24 shtator, NATO ka forcuar praninë e saj ushtarake në me rreth 1.000 trupa shtesë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!