Milani bën gati milionat, synohet “ish”-i i Interit

schedule14:07 - 15 Tetor, 2019

schedule 14:07 - 15 Tetor, 2019

AC Milan duket se po lëviz në merkato dhe ‘kuqezinjtë’ do të jenë aktiv në janar. Sipas gazetës italiane ‘Il Corriero della Sport’ trajnerit të sapo ardhur, Stefano Piolo i është premtuar se do të ketë mundësinë e blerjeve të lojtarëve të rinj.

Sipas gazetarit Vito Angele drejtuesit e ‘Elliott’ do të ofrojnë deri në €30-40m për ti shpenzuar në merkaton e dimrit. Sipas Calciomercatonews.com një nga lojtarët që Milan po monitoron është mesfushori i Barcelonës, Rafinha Alcantara.

Pasi këputi ligamentin sezonin e shkuar, 26-vjeçari u huazua tek Celta Vigo ku ka luajtur në të 7 ndeshjet e këtij sezoni. Rafinha ka në të kaluarën e tij dhe një eksperience huazimi tek Interi, kështu që ai e njeh qytetin dhe Seria A dhe nuk do të çuditemi nëse në janar e shikojmë me fanellën e Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!