Një këshilltar i ish-kryeministrit të burgosur të Pakistanit, Imran Khan, thotë se ai ishte viktimë e një sulmi me acid jashtë shtëpisë së tij në Mbretërinë e Bashkuar. Mirza Shahzad Akbar tha se kimikati i përdorur në sulm i ka shkaktuar dëmtime në sy dhe në trup.
Policia po heton rastin rastin se po heton por asnjë nuk është arrestuar. Akbar ishte një këshilltar i Khan, i cili u largua nga detyra vitin e kaluar dhe është në burg për akuza të shumta që ai thotë se janë të motivuara politikisht. Autoritetet pakistaneze e mohojnë këtë.
Në një postim në gjuhën urdu në X, Akbar tha se “sulmuesi më hodhi një tretësirë acidi dhe iku”. “Nuk do të trembem dhe as nuk do të përkulem para atyre që po e bëjnë këtë”, tha ai në një postim tjetër në anglisht.
Ai i tha BBC-së se kishte marrë kërcënime të shumta në Mbretërinë e Bashkuar që kur ishte larguar nga Pakistani me familjen e tij./abnews.al