Udhëtimet mund të jenë shumë të bukura, por edhe të rrezikshme, në varësi të shtetit që viziton.
Lindi Sadriu, një investitor dhe konsulent në çështjet e investimeve të huaja, deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News, se për herë të parë, është ndjerë i pasigurt në kufirin Surinam-Guajana.
Sadriu ishte në udhëtim me bashkëshorten e tij dhe shtoi se në kufi, situata kishte dalë jashtë kontrollit.
“Për një varg shtetesh të cilat i kam vizituar, gjithmonë kanë qenë në “top 20″ e errët. Ka qenë kalimi i kufirit prej Surinamit në Guajana, ishte bashkë me bashkëshorten. Edhe pse u përgatitëm dy javë paraprakisht, përgatiteshin për Machu Pichu, Andet, u përgatitëm edhe nga aspekti i sigurisë. Edhe pse kemi një numër të madh të vendeve që kemi vizituar së bashku, kjo ishte hera e parë me një nivel të rrezikshmërisë të tillë. Aty ka qenë ndoshta hera e parë, sepse diçka po ndodhte në pikëkalimin kufitar. Aty kuptova që situata po dilte nga kontrolli. Ndenjë e jo sigurisë, gjithmonë ka qenë kur kam udhëtuar gjithmonë me bashkëshporten.
Po nuk u ekspozove në atë dozën e rrezikut, udhëtim për mua është që ta eksplorosh një vend, duhet ta vizitosh atë vend pa guidë, pa foto, pa instagram, pa inspirim mediatik, thjesht që ti lexon”, theksoi ai./abcnews.al