Sherr mes kunatave në Dibër, njëra nxjerr çiften

schedule11:20 - 15 Tetor, 2019

schedule 11:20 - 15 Tetor, 2019

Dy motra të zemëruara kanë rrahur dhe kërcënuar me armë kunatën e tyre të vogël. Pas denoncimit, policia arrestoi motrën e madhe 45 vjeçe dhe procedoi në gjendje të lirë motrën tjetër, e cila mbante në dorë armën e gjahut me qëllim për ta trembur.

27 vjeçarja, nusja e vëllait të dy motrave është rrahur fillimisht e më pas është kërcënuar me çifte e cila ishte me leje dhe nuk kishte fishekë. Nuk dihet shkaku i konfliktit mes kunatave, por dyshohet se ato kanë lindur pas një debati brenda në shtëpinë ku jetonte vëllai, nusja e tij dhe babai i tyre.

Njoftimi i Policisë Dibër

Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja, si dhe procedohet në gjendje të lirë motra e saj pasi kanosi kunatën me armë.
Sekuestrohet nga policia arma e gjahut.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja :
Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).
Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.
Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi  pa fishek.
Arma është  me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!