Sokol Cikalleshi shënon në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u fut në fushë në minutën e 60-të në ndeshjen Konyaspor-Kasimpasa.
Vetëm katër minuta më pas zhbllokoi takimin, duke kaluar në avantazh skuadrën vendase.
33-vjeçari shfrytëzoi një pasim të bukur nga e majta dhe dërgoi topin në rrjetë duke ndezur festën e tifozëve të Konyasporit.
Ky është goli i pestë sezonal në Superligën turke për sulmuesin shqiptar.
Cikalleshi nuk u ndal dhe 13 minuta përpara fundit dhuroi asistin e golit të dytë, me brazilianin Guilherme që realizoi golin e qetësisë për skuadrën e Konyasporit./ h.ll/abcnews.al
Moreno’nun harika asisti Sokol Cikalleshi’nin golü!pic.twitter.com/uPskP0iSwA
— Anadolu Kartalı (@anadolukartalli) November 25, 2023
Sokol Cikalleshi’den Konya’da 1 gol, 1 asistlik performans. ?@Konyaspor | #TrendyolSüperLig pic.twitter.com/SpupBDCZfG
— Trendyol Süper Lig (@superlig) November 25, 2023