Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria merr presidencën e CEI, Hasani: Të përkushtuar për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE

schedule13:47 - 25 Nëntor, 2023

schedule 13:47 - 25 Nëntor, 2023

Nga 1 Janari, Shqipëria do të marrë presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI). Në një reagim në platformën X, ministri i Jashtëm Igli Hasani se ndërsa Shqipëia merr drejtimin e CEI, mbetet e përkushtuar për të çuar përpara synimet e CEI për bashkëpunim rajonal dhe integrimin në BE.

“Ndërsa Shqipëria merr presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI), ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara misionin dhe synimet e CEI në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Mirënjohje për Ministrin për Punët e Jashtme dhe Integrimin Evropian të Moldavisë, Nicu Popescu, për punën e jashtëzakonshme të Presidencës moldave të CEI në mbështetjen e vendeve kandidate në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në BE.”, theksoi Hasani.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!