Kadastra që tremb drejtorët, zv/kryeministri Braçe inspektim blic në Vlorë

schedule10:12 - 15 Tetor, 2019

schedule 10:12 - 15 Tetor, 2019

Zv/kryeministri Erjon Braçe zhvilloi nje inspektim ‘blic’ në Agjencinë Rajonal të Kadastrës së Vlorës, aty ku prej disa javësh vijojnë dorëheqjet e drejtorëve. Braçe ndodhej në ambientet orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, në orarin zyrtar kur nis punën administrata.

Zv. kryeministri ka qëndruar rreth 30 minuta në këtë institucion dhe ka kërkuar përpikmëri nga ana e punonjësve, ku disa prej tyre nuk kanë respektuar orarin zyrtar.

Braçe u takua edhe me disa qytetarë që iu ankuan për problemet në Kadastër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!