Skënderbeu ka marrë një fitore me vlerë në shtëpi ndaj Teutës me rezultatin 3-1.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dy golave për korçarët, pasi Frenkli shënoi të parin në minutën e 12’ dhe Liço nga penalltia në minutën e 38’. Në fundin e pjesës së parë, Nikaj lë korçarët me 10 lojtarë, pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.
Në pjesën e dytë pritej një reagim nga durrsakët, dhe ashtu ndodhi, por jo aq sa për të dëmtuar Skënderbeun. Në minutën e 72’ ishte Peposhi i cili ngushtoi shifratm por Skënderbeu nuk u dorëzua edhe pse ishte me 10 lojtarë, pasi në minutën e 83’ shënoi golin e tretë falë Rashicës.
Kështu Skënderbeu rikthehet te fitorja, dhe me tre pikët e marra tashmë renditet në vendin e katërt me 17 pikë, ndërsa Teuta në vendin e fundit me 12 pikë.
Sfida tjetër mes Vllaznisë dhe Laçit është mbyllur në barazimin 0-0. Një sfdië e luftuar nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti të gjente golin e parë të ndeshjes. Me këtë barazim të marrë, shkodranët renditen në vendin e 7 me 14 pikë, ndërsa kurbinasit në vendin e pestë me 16 pikë./h.ll/abcnews.al