“Gundogan dhe Emre Can gabuan, Gjermania kundër dhunës dhe diskriminimit”

schedule08:34 - 15 Tetor, 2019

schedule 08:34 - 15 Tetor, 2019

Lojtarët turq e përsëritën sërish përshëndetjen ushtarake në nderim të ndërhyrjes së shtetit të tyre në Sirinë Veriore. Ekipi i Gunes siguroi një barazim të rëndësishëm përballë Francës dhe goli i Kaan Ayhan u festua njësoj si kundër Shqipërisë.

Euforisë së festës i janë bashkuar edhe dy lojtarë të kombëtares gjermane. Ilkay Gundogan dhe Emre Can nuk e kanë kursyer një “like” në foton ku shfaqen lojtarët turq duke festuar golin kundër kuqezinjve të Rejës.

Një veprim i tillë nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të futbollit gjerman dhe dy mesfushorët me origjinë turke kanë bërë prapaktheu. Oliver Bierhof ka sqaruar këtë çështje në një prononcim të dhënë për sajtin e Federatës Gjermane.

Përshëndetja ushtarake e lojtarë turq

Ndihem shumë keq për veprimin e tyre. Ne jemi për diversitet dhe tolerancë. Jemi kundër çdo lloj forme diskriminimi dhe dhune. Ilkay dhe Emre e dinë që duhet ta kishin kursyer atë ‘like’. Biseduam me ta pas ndeshjes, e kuptuan që kanë gabuar dhe e hoqën pëlqimin nga postimi.

Ata që i njohin e dinë se e përjetojnë situatën e keqe të vendit të tyre. Të dy janë frymëzim për miliona njerëz, të cilët duan të jenë si ata. Duhet të jenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë dhe impaktin që mund të kenë shprehjet apo veprimet e tyre“, përfundon menaxheri i Gjermanisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!