Departamenti i Thesarit në SHBA ka vendosur sanksione ndaj tre ministrave të qeverisë së Turqisë pas operacionit të nisur në Siri me argumentin se po shkelen të drejtat e njeriut dhe i është hapur rruga krimeve kundër njerëzimit.
Sanksionet e firmosura nga Presidenti Trump përfshijnë ministrin e Mbrojtjës së Turqisë, Ulusi Akar, ministrin e Brendshëm Suleiman Soylu dhe ministrin e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez.
Sanksionet parashikojnë bllokimin e këtyre ministrave, gjë e cila përkthehet në ndalimin e kontakteve ekonomike, politike apo diplomatike me ta. Sipas dokumentit, kush thyen këtë vendim të Departamentit të Thesarit pëson të njëjtat sanskione.
Gjithashtu, më parë Trump njoftoi se kishte pezulluar bisedimet për marrëveshjen e tregtisë 100 miliard dollar me Turqinë si edhe ka rritur me 50% tarifat e importit për çelikun me origjinë nga Turqia.
Turqia vijon operacionin në veri trë Sirisë prej disa ditësh duke theksuar se kërkon të ndërtojë një korridor të sigurt për kthimin e refugjatëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës së forcave separatiste kurde, të cilat ajo i quan terroristë. /abcnews.al