Leonardo po studion alternativa të ndryshme për përforcimin e PSG-së. Ai ka hedhur sytë nga Milani, aty ku luan i preferuari i tij. Flasim për Lucas Paqueta, i cili u ble nga kuqezinjtë për shumën e 35 milionë eurove një vit më parë.
Drejtori sportiv i klubit francez ishte personi që arriti marrëveshjen për llogari të Milanit 10 tetorin e kaluar. Leonardo u largua në fund të sezonit dhe u rikthye në Francë. Tani e dëshiron 22-vjeçarin dhe lajmi konfirmohet nga Sky Sport.
Tratativat pritet të jenë të komplikuara, pasi kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e lojtarit ofensiv. Gjithsesi, Leonardo e ka treguar edhe më parë që është në gjendje të konkretizojë edhe operacione aspak të thjeshta. /abcnews.al