Prej një javë tashmë, në shtypin anglez, por edhe në atë spanjoll, po qarkullojnë lajme, mbi një shkëmbim, mes dy “yjeve” të krahut të sulmit, kolumbianit të Liverpool, Luis Diaz e braziliant të “katalanasve” të Liverpool, Raphinha, mirëpo duket se ky shkëmbin nuk ka për të ndodhur, të paktën jo për një kohë të gjatë.
Sipas raportimve më të fundit të tabloideve britanike Liverpool nuk ka ndërmend të privojë veten nga ish-lojtari i “dragonjve” të Porto, pavarësisht deklaratave të babait të kolumbianit, i cili foli për ëndrrën e djalit të tij që një ditë të veshë fanellën e “blaugranave”
Në karrierën e tij, te Liverpool, Diaz është frenuar nga disa lëndime dhe po gjen njëfarë qëndrueshmërie vetëm në javët e fundit, teksa ka arritur të shënojë vetëm 4 gola dhe të regjistrojë 1 asistim, në 14 përballjet e fundit, por sërish mbetet një ndër të preferuarit e teknikut, Jurgen Klopp. /i.m /abcnews.al