“Sundimi i ligjit”/ Arrestohet një 17-vjeçar në Gjirokastër, vodhi një automjet në Konispol

schedule15:51 - 22 Nëntor, 2023

schedule 15:51 - 22 Nëntor, 2023

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”. Mësohet se adoleshenti kishte vjedhur një automjet në Konispol dhe ishte me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve.
Sakaq, ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, si bashkëpunëtor në një vjedhje të kryer në një banesë në Elbasan, më datë 15.11.2023.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”.

Falë bashkëpunimit mes Policisë së Sarandës dhe Gjirokastrës kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje, me precedent të theksuar për këtë vepër penale.

Vodhi një automjet në Konispol, si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, 17-vjeçari i shpallur në kërkim u kap në flagrancë në Gjirokastër duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin e vjedhur.

Sekuestrohet automjeti i vjedhur.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Mulsi, Konispol, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se autori ishte larguar me automjetin e vjedhur në drejtim të Gjirokastrës, kanë shkëmbyer informacionet me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Si rezultat i bashkëpunimit mes shërbimeve të Policisë të dy komisariateve, është kapur në flagrancë në Gjirokastër, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin që kishte vjedhur në fshatin Mulsi, shtetasi 17 vjeç, banues në Librazhd, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, si bashkëpunëtor në një vjedhje të kryer në një banesë në Elbasan, më datë 15.11.2023.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!