Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka bërë një rritje të jashtëzakonshme vitet e fundit. Sulmuesi dardan shkëlqeu me ekipin e Rizespor, ku luajti 50 ndeshje dhe shënoi 25 gola. Kjo formë e mirë e tij i siguroi kalimin te gjiganti turk, Fenerbahce, ku edhe aty po shkëlqen.
Përveç formës fantastike me klubet, Muriqi po kalon një moment shumë të mirë edhe me përfaqësuesen e Kosovës. Gjithashtu, bomberi ka një statistikë shumë interesante. Në sfidat ku Muriqi ka shënuar për Kosovën, rezultatet kanë qenë vetëm fitore, përjashto rastin kundër gjigantëve të Anglisë (Fitore 5, humbje 1).
Kosova njihet për startin e frikshëm që i bën ndeshjeve dhe kundër Malit të Zi, konsiderohen si favoritë për të shënuar të parët. Në rast se shënon Muriqi, Kosova ka shumë mundësi të fitojë. Bomberi dardan është një ogur i mirë për përfaqësuesen e Kosovës./abcnews.al