Pas të gjithë incidentit që ndodhi në ndeshjen Brazil-Argjentinë, në përfundim të saj, trajneri i kampionëve të botës ka dhënë një deklaratë shokuese e të papritur, me Scalonin që ndjehet pesimist në krye të stolit “Albiceleste”.
“Më duhet të mendoj shumë për atë që dua të bëj, steka është ngritur shumë lartë dhe është e ndërlikuar për të vazhduar. Argjentina ka nevoj për një trajner me energjinë e nevojshme. Do të flas me lojtarët dhe me drejtuesit.
Kam shumë gjëra për të menduar tani, nuk është një lamtumirë apo diçka tjetër. Këta lojtarë na kanë dhënë shumë dhe unë duhet të mendoj shumë për atë që dua të bëj”, shprehej Scaloni./ h.ll/abcnews.al