“Doja të provoja skemën me 2 sulmues”, Sylvinho pas ndeshjes: Ndeshje e vështirë, Faroet janë një skuadër e fortë

schedule23:41 - 20 Nëntor, 2023

schedule 23:41 - 20 Nëntor, 2023

Barazimi ndaj Ishujve Faroe ka mjaftuar, që “shqiponjat” tona ta mbyllin në vendin e parë të grupit E, këtë “aventurë”, në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku për herë të dytë në histori “Legjionarët” tanë sigurojnë një vend në fazën e grupeve të një kompeticioni madhor të Kombëtareve.

Pas sfidës, disa fjalë për mediat i tha edhe teknikut Sylvinho, i cili theksoi se mund të zgjidhte të përdorte edhe formacionin, me 2 sulmues, por siç u pa edhe në fushën e blertë, nuk e bëri diçka të tillë, ndërsa shtoi se Ishujt Faroe ishin një kundërshtar i vështirë dhe këtë e kishin vërtetuar edhe në sfidat me Poloninë e Çekinë.

“Ia thashë edhe trajnerit të tyre që kanë një skuadër të mirë. Ata janë një skuadër e mirë me kurajo, që lënë gjithçka në fushë. Edhe Çekia e Polonia e kanë pasur të vështirë, për fat luanim këtu të kualifikuar dhe barazimi qëndron.

Kishim pak kohë në stërvitjet me ekipin, është e vështirë të ndryshosh skemë dhe të luash me dy sulmues. Lëvizjet në fushë ndryshojnë, mesfusha është me dy lojtarë, në 30 minutat e fundit qëndronte edhe të luanim me dy sulmues. Por, kështu janë ata e kanë treguar me Çekinë dhe Poloninë. Ishte një ndeshje e vështirë për t’u interpretuar”,- tha tekniku brazilian. /i.m /abcnews.al