Kaos në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetët e opozitës thyejnë kompjuterin

schedule19:16 - 20 Nëntor, 2023

schedule 19:16 - 20 Nëntor, 2023

Seanca e zhvilluar këtë të hënë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është shoqëruar me tensione të ashpra.

Dy deputetë të Levicës kanë reaguar ashpër ndërsa ka hedhur dokumente dhe letra në drejtim të zv/kryeparlamentarit.

Gjithashtu si pasojë e tensioneve të larta, dy deputetë të opozitës, Dimitar Apasiev, dhe Kërmov kanë thyer kompjuterin e zv/kryetarit të Kuvendit Goran Misovski.

Si pasojë e këtyre debateve, kryetari i Kuvendit Telat Xhaferi ndërpreu edhe seancën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!