Pesë “muskutierët kuqezi”, vetëm pak nga “yjet” e sotëm të Kombëtares ishin në 2016

schedule18:04 - 20 Nëntor, 2023

schedule 18:04 - 20 Nëntor, 2023

Jemi për të dytën herë në finalet e mëdha, por protagonistët kanë ndryshuar.

Kombëtarja e sotme shqiptare është në “transfuzion” thuajse të plotë në krahasim me atë që shkoi në Euro 2016, ndonëse disa nga heronjtë kanë mbetur.

Janë pikërisht pesë futbollistë që do të provojnë për herë të dytë në karrierë të jenë në turneun e madh, diçka tepër e rrallë për futbollin shqiptar.

Këta janë portieri Etrit Berisha, sulmuesi Sokol Cikalleshi, si dhe tre mbrojtës.

Elseid Hysaj, Arlind Ajeti dhe Frederik Veseli.

Ata ishin pjesë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Xhani De Biazi 8 vjet më parë, dhe që luajti në fazën e grupeve në Europian.

Aty pati dy humbje fatkeqe ndaj Zvicrës dhe Francës, por edhe fitoren kundër Rumanisë, e para dhe e vetmja e Shqipërisë në një nivel të tillë.

Shpresa është që në Gjermani verën e ardhshme të dalim edhe më mirë, ndërsa pesë protagonistët e 2016-ës besohet se do të kenë ende se çfarë të japin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!