Stoltenberg: Jemi të shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe ndikimi rus

schedule10:40 - 20 Nëntor, 2023

schedule 10:40 - 20 Nëntor, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën në Sarajevë se aleanca veri-atlantike ndihet e shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe me ndikimi rus në rajon.

Kjo ishte vizita e parë e shefit të NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë, pas të cilës ai do të mbërrijë në Kosovë pasditen e së hënës, shkruan REL.

“Ajo kërcënon minimin e stabilitetit dhe dobësimin e reformave. Të gjithë liderët duhet të punojnë për të ecur përpara. Për ne është tejet me rëndësi dhe ne jemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni, dhe vendit tuaj i cili ka shumë rëndësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj ne po e thellojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin tonë praktik”, tha Stoltenberg në Sarajevë.

Ai shtoi se aleatët “e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”.

Stoltenberg bisedoi edhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, mëngjesin e së hënës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!