Seanca për buxhetin/ Tensione në Kuvend, deputetët e Foltores përplasen me gardistët

schedule09:43 - 20 Nëntor, 2023

schedule 09:43 - 20 Nëntor, 2023

Tensione në Kuvend para nisjes së seancës plenare të kësaj të hëne, ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2024.

Deputetët e Foltores, të cilët mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, janë përplasur me gardistët.

Një prej tyre ishte dhe Gazment Bardhi, i cili i tha gardistëve që t’i hapin rrugën, që të shkonte te foltorja e Kuvendit, aty ku qëndronte Berisha, i cili kërkonte ta zaptonte atë.

“Ku është ajo mashtruesja, që tha nuk ka urdhër garde? Ku është ajo mashtruesja”, ishin disa nga fjalët e Bardhit, drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!