“Gur themeli” në mesfushën e Jose Mourinho, “gjigantët” anglezë pas “tankut” të Roma-s 

schedule14:53 - 19 Nëntor, 2023

schedule 14:53 - 19 Nëntor, 2023

Nga shumë nënvlerësohet, por në skuadrën e tij është më i miri. Bëhet fjalë për “gur-themelin” e mesfushës së “verdhekuqve” të Jose Mourinho, Bryan Cristante, me këtë të fundit, që ka rënë në “radarët” e “gjigantëve” të Premier League, të cilët kërkojnë shërbimet e tij që në merkaton e dimrit.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane e atyre britanike, skuadra e Tottenham është e gatshme të ofrojnë plot 30 milionë euro për të bindur bordin e “gladiatorëve” të Roma-s, shifër kjo goxha e majme, për një mesfushor, që tashmë është pranë 29-vjetorit të tij.

Mirëpo, pavarësisht ofertës së majme, të skuadrës së Ange Postecoglu, sërish nga “verdhekuqtë” nuk ka ardhur një përgjigje, me teknikun Jose Mourinho dhe vetë lojtarin, që ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e këtij të fundit, në “Olimpico”. /i.m /abcnews.al