City “blindon” Haaland, “qyetarët” gati kontratën e re për “vikingun”

schedule19:16 - 18 Nëntor, 2023

schedule 19:16 - 18 Nëntor, 2023

Manchester City vijon intensivisht punën për kontratën e re të Erling Braut Haaland, me “yllin” norvegjez ka tejkaluar çdo pritshmëri me kontributin e dhënë te “qytetarët”, teksa vetëm në sezonin e parë “vikingu” realizoi plot 52 gola e dhuroi 9 asistime në 53 përballjet e zhvilluara.

Edhe në këtë sezon, Haaland nuk ka ndërmend të ndalet, teksa në 18 ndeshje të zhvilluara deri më tani, norvegjezi ka gjetur rrugën e rrjetës 17 herë, ndërsa 13 prej golave janë shënuar në Premier League.

Një konfirmim i rëndësishëm për vlerat e Haaland erdhi edhe në garën për “Topin e Artë” 2023, ku sulmuesi u rendit i dyti pas “pleshtit”, Lionel Messi.

“Vikingu” nënshkoi një kontratë 5-vjeçare me Cityn në verën e vitit 2022, me kontratën që përfshin një numër të shumtë klauzolash e sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, klauzolat e nënshkruara në kontratën e Haaland nuk bëhen aktive deri në vitin 2025, ndërsa disa u hoqën plotësisht kur Pep Guardiola zgjati kontratën e tij. Tek City janë të gatshëm të zbusin qëndrimin e tyre dhe të diskutojnë një marrëveshje të re që do të rrisë vlerën e klauzolës së lirimit.

Real Madrid është konsideruar si favorit për të nënshkruar me Haaland, por planet aktuale të madrilenëve lidhen ende me Kylian Mbappe. Barcelona, siç u zbulua në shtator, do të jetë gjithashtu në garë për Haaland nga viti 2025 e tutje, kur klubi shpreson të ketë shuar vështirësitë financiare që i kanë pllakosur gjatë dy viteve të fundit. /i.m /abcnews.al