Pavarësisht se është i pezulluar që prej muajit maj, pas vërtetimit të akuzave për trukime ndeshjesh, sërish “bomberi” anglez, Ivan Toney mbetet një nga lojtarët më të kërkuar nga “gjigandët” e Premier Leauge në merkaton e dimrit, me 27-vjeçarin që shumë shpejt mund të shohë largimin nga “bletët” e Brentford.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, për kartonin e Toney interesohen “topçinjtë” e Arsenal, të cilët e pëlqejnë shumë profilin e lojtarit dhe janë të gatshëm të paguajnë “faturën” prej 65 milionë eurosh të Brentford.
Në krahun tjetër, “Blutë” e Chelsea transferuan në verë Nicolas Jackson dhe kanë në dispozicon edhe Armando Brojën, por 2-herë fituesit e Champions League kanë besim se me një sulmues me eksperiencë do të bënin më mirë. Gjithsesi, një gjë është e sigurtë, që sulmuesi 27-vjeçar do të mbetët sërish në Londër. /i.m /abcnews.al