Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu, dëborë në zonat e thella malore

schedule07:20 - 18 Nëntor, 2023

schedule 07:20 - 18 Nëntor, 2023

Shqipëria

Si pasojë e depërtimit të një mase të ftohtë ajrore nga poli i veriut; territori shqiptar do të dominohet nga vranësira dhe shira si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore. Parashikohet që herë pas here shirat të jenë në formë rrebeshi, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të territorit. Orët e vona të pasdites do të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve por mbetet problematik parametri i erës duke bërë që nëe momene të vecanta të arrijë mbi 75 km/h. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të ndjehsme n ëtë dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C më e uleta deri në 19°C më e larta në rang vendi.

Kosova

Masat ajrore me origjinë Polare që kanë zbritur deri poshtë në rajonin e Ballkanit kanë bërë që Kosova të përfshihet nga temperatura shumë të ulta, duke bërë që i gjithë territori të rregjistrojë vlera negative në orët e para të mëngjesit. Gjithashtu parashikohet që përgjatë të shtunës pothuajse i gjithë territori i Kosovës të jetë nën dominimin e reshjeve të dëborës, ku reshjet më të dukshme pritet të jenë në përgjatë kufirit me Shqipërinë. Por presim dobësim të reshjeve në orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2 gradë C deri në 9 gradë C.

Maqedonia e Veriut

Një front i ftohtë atmosferik do të sjellë në Republikën e Maqedonisë së Veriut kushte të paqëndrueshme amtosferike, reshje shiu e dëbore si edhe rënie të menjëherëshme të temperaturave. Për pasojë; vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante, më të dukshme reshjet paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore. Në zonat e thella malore do të kete edhe reshje dëbore. Kjo situate atmosferike do te jetë deri vone pasdite kur pritet rënie e intensitetit të reshjve. Po ashtu; problematike do të jetë parapetri i erës ku herë pas here do të kaloje shpejtësinë 60 km/h. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 10°C.

Rajoni dhe Evropa

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare në Veri- Veriperëndim të kontientit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, gadishullin Skandinav si edhe pjesërisht Europën Qëndrore duke sjellë vranesira dhe reshje të dendura shiu e dëbore në shumë rajonë të Europës. Po ashtu, reshje shiu e dëbore pritne në gadishullin e Ballknait si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë polare ndërsa nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta paraqiten; gadishulli Iberik, pjesërisht Italia si edhe brigjet e detit Egje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!