Stoltenberg turne në Ballkanin Perëndimor, të hënën vizitë në Kosovë

schedule14:56 - 17 Nëntor, 2023

schedule 14:56 - 17 Nëntor, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të ketë një turne në Ballkanin Perëndimor, duke nisur nga data 19 deri më 22 nëntor 2023.

Fillimisht, Stoltenberg do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, për t’u ndalur më pas në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se të dielën,

“Më 19 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do t’i takojë anëtarët e Presidencës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq të hënën, më 20 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!