Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të lehta do të karakterizojnë kushtet e motit në Shqipëri, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veri-verilindore. Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që në të gjithë vendin moti të jetë i kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 26°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al