Rusia bën gati për lëshim raketën hipersonike bërthamore

schedule15:26 - 16 Nëntor, 2023

schedule 15:26 - 16 Nëntor, 2023

Rusia ka lëvizur armën e fuqishme me aftësi për të mbajtur koka bërthamore, duke e vendosur atë në platformën e lëshimit në jug të federatës në qytetin Orenburg. Arsyeja e këtij zhvillimi e shprehur nga ministria ruse e Mbrojtjes është kjo: “Riarmatimi i Forcave Raketore Strategjike me një sistem raketash që përmban një njësi hipersonike, i planifikuar për vitin 2023, do të përmirësojë aftësinë e forcave strategjike bërthamore të Rusisë për t’u përfshirë në luftime.”

Sipas ushtrisë ruse, raketa Avangard është në gjendje të udhëtojë 27 herë më shpejt se zëri, thënë ndryshe mund të godasë Londrën apo kryeqendra të tjera europiane në rreth 7 minuta.

Arma hipersonike është prezantuar së pari në vitin 2018, ndërsa raportohet edhe të jetë testuar. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideroi raketën Avangard me koka bërthamore të aftë që të godasë armiqtë si “një meteor, apo top zjarri”.

Shefi i Kremlinit ka deklaruar shpesh se arma shkatërruese është ndërtuar si një kundërpërgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara që kanë zhvilluar një gjeneratë të re armësh.

Avangard funksionon kështu, pasi i afrohet shënjestrës, shkëputet nga raketa që e shtyn dhe manovron jashtë trajektores së raketës me një shpejtësi hipersonike që shkon deri në 34 mijë kilometra në orë. Rusia pretendon se nuk ka asnjë sistem mbrojtës në botë që mund ta ndalë atë.

/abcnews.al