Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli mbyll në qeli Ilir Selmanin, vendos 28 vite burg

schedule14:01 - 16 Nëntor, 2023

schedule 14:01 - 16 Nëntor, 2023

Gjykata e apelit të posaçëm ka dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në Gusht të 2019. Ndërsa për Elvis Gaçajn që u dënua më herët me 7 vite burg, apeli e rrëzoi vendimin dhe këtheu dosjen në gjykatën e tiranës.

Gaçaj akuzohet për armë mbajtje pa leje dhe largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit vepra penale që nuk janë në kompetncë të spak dhe për këtë procesi do të vijojë në gjykatën penale të Tiranës. Më herët për këtë ngjarje është dënuar me 25 vite burg edhe Blendi Teta. Ndërsa procesi po zhvillohet në mungesë për Erlis Dukën, Oltian Logën, Aleksandër Maxhakun, Fatmir Hysenin, Dritan Again dhe Lonard Dukën.

Sipas hetimeve, Fatmir Hyseni dyshohet si personi që ka qëlluar me breshëri në drejtim të mjetit me të cilin lëvizte ish-polici Malko , ndërsa organizatorë janë vëllezërit, Leonard dhe Erlis Duka. Nga hetimet ka rezultuar se ekzekutimi I Malkos ka ndodhur për shkak të përplasjes mes grupeve kriminale për trafikun e drogës dhe aktvitetin e lorjave të fatit në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2019-të në rrugën Xhanfize Keko në kryeqytet.