Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Boston komandon Lindjen, Celtics fituan sfidën direkte me Philadelphia, sërish të parët

schedule14:16 - 16 Nëntor, 2023

schedule 14:16 - 16 Nëntor, 2023

Ndeshja e parë e madhe në Konferencën e Lindjes shkon për Boston. Celtics zgjedhin përballjen direkte kundër Philadelphia për të treguar forcën me fitoren 107-117, që i kthen ata në krye të renditjes. Edhe një herë, njeriu i suksesit ishte Jayson Tatum.

Ylli i Boston shënoi 29 pikë, kapi 8 topa në tabeë dhe dha 6 asist për shokët e skuadrës. Nuk ishte në një mbrëmje të mirë Joel Embiid. Megjithëse iu afrua tre shifrave dopjo me 20 pikë, 9 ribaund dhe 7 asist, ai nuk arriti të evitonte humbjen e “Sixers” që dorëzojnë edhe kreun në Konferencën e Lindjes.

I munguari i madh i mbrëmjes së fundit në NBA ishte Giannis Atentokoumpo. Por edhe pa “Greek Freak” të dëmtuar, Milwakee nuk u ndal përballë Toronto Raptors, duke fituar me rezultatin 112-128.



Lillard mori përsipër rolin e liderit për Bucks me 37 pikë dhe 13 asist.  Nga ana tjetër, zhgënjyese ishte paraqitja e Raptors, përfshirë Siakam me vetëm 11 pikë.

Një tjetër mbrëmje të keqe kaluan Lakers. Skuadra nga Los Anxheles u mund në shtëpi 110-125 nga Sacramento në sfidën tjetër të madhe.

LeBron James nuk mjaftoi pavarësisht tre shifrave dopjo me 28 pikë, 10 topa në tabelë dhe 11 asist. Por “Lojtari i Ndeshjes” u shpall Sabonis, që me paraqitjen e tij spektakolare me 29 pikë, 17 ribaund dhe 7 asist vulosi triumfin e Kings.

Megjithëse i përdorur si “violinë e dytë”, kaq i mjafton Luka Doncic të lerë sërish shenjë në një tjetër fitore të Dallas. Mavericks kaluan transfertën ndaj Washington me suksesin 117-130. Për sllovenin 26 pikë, megjithëse luajti pak më shumë se gjysmën e ndeshjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!