Trupi iu gjet i ndarë në dy pjesë, detaje të reja për bariun: Flinte prej kohësh në bodrum dhe pinte alkool

schedule13:13 - 16 Nëntor, 2023

schedule 13:13 - 16 Nëntor, 2023

Në fshatin Xarrë të Konispolit Andant Jaupin banorët që e njihnin hezitojnë të flasin para kamerave. Ndërsa jashte tyre pohojnë se 51-vjecari kishte kohë, që nuk punonte më si bari. Muajit e fundit ai punonte ku të gjente me pagesa ditore.

LEXO EDHE: Horrori në Sarandë/ Policia jep detaje: Trupi i bariut u copëtua nga kafshët e egra

Sipas banorëve ai nuk kishte familjar në Konispol, dhe ishte beqar. Andant Jaupi flinte në bodrumin e xhamisë së Kllogerit, aty dhe ku trupi u gjet i coptuar. Gjatë kërkimeve për materiale kockore nga grupi hetimor, u gjendën dhe sende vetiake si veshmbathje dhe batanije, ç’ka vërteton se bodrumin e kishte kthyer në vend strehimi.

Po jashtë kamerave banorët e Xarrës thonë se viktima në të shumtën e kohës ishte në gjendje të dehur, dhe të hollat që fitonte duke punuar i shpenzonte për raki.

Trupi i 51-vjecarit u gjet një ditë më parë në bodrumin e Xhamisë së Kllogjerit i ndarë në dy pjesë. Ishte analiza e ADN-së që vërtetoi se e materiali kockor  i përkiste Andant Jaupit, nga Elbasani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!