Seanca në Kuvendin e Kosovës për projektbuxhetin/ PDK akuza qeverisë Kurti: Nuk plotësohen kërkesat e qytetarëve

schedule12:57 - 16 Nëntor, 2023

schedule 12:57 - 16 Nëntor, 2023

Është zhvilluar këtë të enjte seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku edhe është shqyrtuar projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024.

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se buxheti i vitit të ardhshëm do të fokusohet gjithashtu tek mbrojtja dhe siguria. Ai bëri me dije se janë planifikuar 3 milionë euro për Luginën e Preshevës dhe 742 milionë për Komunat e Kosovës.

Kurti ftoi deputetë të pozitës dhe opozitës që të mbështesin projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Por nga ana e saj PDK ka theksuar se nuk e përkrah projektbuxhetin e vitit 2024.

Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, i cili është shprehur se nuk është aspak buxhet i mirëqenies së qytetarëve. Lushtaku tha se vendit po i shkaktohet humbje e madhe nga manipulimet e kryeministrit Albin Kurti.

Po ashtu ky projektbuxhet është kritikuar edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka akuzuar qeverinë Kurti për favorizim të komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje./abcnews.al/