Horrori në Sarandë/ Policia jep detaje: Trupi i bariut u copëtua nga kafshët e egra

schedule11:08 - 16 Nëntor, 2023

schedule 11:08 - 16 Nëntor, 2023

SARANDË- Policia e Sarandës ka dhënë detaje për ngjarje horror në Sarandë, ku mbetjet kockore të një trupi njeri u gjetën në zonën e Xarrës.

Sipas tyre, trupi i pajetë i përket Adnant Jaupi, një bariu nga Elbasani, i cili ishte punësuar në fshatin Xarrë.

Ai ka humbur jetën për shkaqet natyrale dhe më pas trupi i tij është copëtuar nga kafshët e egra të zonës.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për gjetjen e mbetjeve kockore humane, në proces dekompozimi, pranë varrezave të fshatit Xarrë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në zonë dhe veprimet hetimore për këtë rast. Si rezultat, është bërë e mundur gjetja e trupit të cilit i përkisnin mbetjet kockore dhe identifikimi i kufomës, shtetasit Adnant Jaupi, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, dyshohet se ky shtetas (i punësuar çoban në fshatin Xarrë) ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe se trupi i tij i pajetë është copëtuar nga kafshët e egra. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!