SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë në vendin tonë; alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave në gjithë territorin e vëndit, por mundësia për reshje është thuasje zero.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.