Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është bashkuar protestuesve të Unazës së Re. Abcnews.al ka siguruar videon në momentin kur kreu i selisë blu bashkohet me banorët, të cilët prej kohësh kundërshtojnë projektin e Unazës së Re.
Pas arritjes së kryetarit të PD-së është bllokuar edhe rruga, ndërsa policia ka lejuar qarkullimin vetëm në një korsi.
Ndërkohë policia ka marrë masat e saj për mbarëvajtjen e këtij tubimi. Forca të shumta të policisë së rendit dhe FNSH-së janë dislokuar në afërsi të rrugës “Teodor Keko”, aty ku po zhvillohet protesta.
Ditën e sotme gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për tre nga gjashtë banorët e Unazës së Re, të cilët janë arrestuar pas protestave. Ditën e nesërme pritet të jepet masa e sigurisë për tre personat e tjerë.
/abcnews.al