Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të mos devijojnë nga procesi i dialogut, pasi thekson se është e vetmja rrugë për të zgjidhur tensionet mes tyre dhe se në këtë mënyrë vendet e Ballkanit mund të afrohen me Bashkimin Europian.
Gjithashtu shprehet se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të gatshme të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet.
“Ne po punojmë shumë për të zgjidhur situatën vërtet të vështirë midis Kosovës dhe Serbisë. Unë jam gjithmonë në anën e procesit të zgjerimit”, ka thënë kancelari gjerman.
Ndër të tjera ai shpreson se do të bëhet përparim edhe çështjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
/abcnews.al/