Kombëtarja U19 pret Irlandën, djemtë e Bulkut “sfidohen” nga Rocco Vata

schedule10:36 - 15 Nëntor, 2023

schedule 10:36 - 15 Nëntor, 2023

E para që do të zbresë në fushë nga Kombëtaret shqiptare, këtë muaj nëntor, do të jetë përfaqësuesja e 19-vjeçare, me këta të fundit, që do të përballen mesditën e sotme, në “Elbasan Arena”, me Kombëtaren e Irlandës.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Ervin Bulku do të ketë përballë një përfaqësuese më shumë potencial e që për “ironi të fatit” udhëhiqet në sulm nga një shqiptar, e më konkretisht nga djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, Rocco Vata.

Ndërkaq, përveç kësaj sfide, Kombëtarja e 19-vjeçarëve do të zhvillojë dhe plot 2 përballje të tjera këtë muaj, ku sërish në orën 14:00, në “Elbasan Arena” do të presë Belgjikën, më 18 nëntor dhe Slloveninë, më 21 nëntor. /i.m /abcnews.al