Situata politike në Bosnje e Hercegovinë/ Presidenti i Srpska: Pa dialog nuk do të shkojnë askund, aq më pak në BE

schedule09:54 - 15 Nëntor, 2023

schedule 09:54 - 15 Nëntor, 2023

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik ka deklaruar se pa dialog Bosnja Hercegovina nuk do të arrijë të zgjidhë problemet e brendshme dhe aq më pak të arrijë të integrohet në Bashkimin Europian.

Ai shton se politikanët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe një marrëveshje që i shërben vendit.

“Prej vitesh ën Ballkan kemi parë të qarkullojnë “non-paper”, por diçka  e tillë nuk mund ta ndihmojë Bosnjën dhe Hercegovinën, për aq kohë sa përfaqësuesit, institucionet, politikanët  nuk arrijnë dot një marrëveshje”, ka theksuar më tej Dodik.

/abcnews.al/